Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës, sot kanë shpallur konkurse për plotësimin e disa vendeve të lira të punës.
Që të dy këto drejtori kërkojnë nga 3 kandidatë në pozitat përkatëse, njofton Llapi.info.
Dy mjek të përgjithshëm të QKMF- së dhe një teknik laborant janë vendet e lira të cilat pritet që të plotësohen në sektorin e shëndetësë.
Kurse, në sektorin e arsimit kërkohen dy administrator- sekretar, njëri në shkollën SHMLT “Fan S Noli” dhe tjetri në SHFMU “Shaban Shala” si dhe një mësimdhënës – Profili arsimor: Rrobaqepësi në SHMLT “Fan S. Noli” në Podujevë./ Llapi.info.
Konkursin e plotë për këto vende pune mund ta gjeni në linçet e më poshtme:
Drejtoria e Arsimit
DREJTORIA E ARSIMITNr. 05/335Data: 18.10.2016P O D U J E V Ë Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës, nr. 03/L-212 të…
Publiée par Komuna e Podujevës sur mercredi 19 octobre 2016
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
ZYRA E PERSONELITNr.13-111-77880Podujevë,Më 19.10.2016 Në bazë të Ligjit të punës Nr. 03 / L -212, nenit 8, si dhe…
Publiée par Komuna e Podujevës sur mercredi 19 octobre 2016