Sot është shpallur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2018/2019 në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.
Konkursi do të jetë i hapur katër ditë rresht me 18, 19, 20 dhe 21 qershor nga ora 08:00- 16:00. Sipas njoftimit të drejtorisë së arsimit, nxënësit duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në objektet e shkollave ku ata mendojnë t’i vazhdojnë mësimet.
Në konkurs e publikuar nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Podujevës, bëhet e ditur se nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale, duhet të paraqesin këto dokumente:
Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
Certifikatën e lindjes.
Për t’a parë konkursin e plotë kliko këtu.
Kurse, rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me 26 qershor 2018, ndërsa, kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar bëhet prej datës 27 qershor 2018./Llapi.info