Raportimi i portalit “Llapi.info” për gabimet drejtshkrimore në kërkesën që studentët dhe nxënësit duhet të plotësojnë me rastin e aplikimit për bursë komunale të lëshuar nga Drejtoria e Arsimit, ka bërë që kjo e fundit të përmirësojë gabimet drejtshkrimore.
Mirëpo, jo të gjitha gabimet janë përmirësuar, pasi në të dy kërkesat përsëri mund të shihen gabime drejtshkrimore.
Llapi.info u sjell llojet e dy kërkesave në fjalë, para përmirësimit dhe pas përmirësimit.
Llapi.info ditë më parë kishte raportuar për gabimet drejtshkrimore që kishte bërë Drejtoria e Arsimit në këto kërkesa./Llapi.info
Lexo edhe këtë: Analfabetizmi i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë (Dokument)