Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Podujevës përmes një njoftimi ka kërkuar nga shitësit ambulantë të i lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike në Podujevë, njofton Llapi.info

Në këtë njoftim thuhet se nëse nuk lirohet këto vende nga shitësit, atëherë do të merren masa ligjore në konfiskimin e mallrave.

“Lirimi i trotuareve dhe hapësirave publike dhe vendosja në Tregun e Gjelbërt në Podujevë, duhet të bëhet më së largu deri më 18.06.2018, përndryshe do të ndërmerren masa përkatëse ligjore, konfiskimi i mallrave dhe inicimi i procedurave gjyqësore” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit.

Tutje në këtë njoftim thuhet se Komuna nuk do të mbajë përgjegjësi në rast të konfiskimit të mallrave dhe gjësendeve të tjera.

“Në rast të mosveprimit sipas këtij njoftimi, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës bëjnë lirimin e hapësirave të cekura” thuhet tutje në njoftim./Llapi.info

Fotografia e Komuna e Podujevës