Në nderim të jetës dhe veprës së punëtorit të dalluar sportiv Emin Simnica, në njëvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Podujevë organizon turne memorial në futboll, thuhet në kumtesë komunale, njofton Llapi.info.
Turneun e kanë hapur drejtoresha e DKRS, Donika Sfishta dhe Muhamet Simnica, djali i të ndjerit Emin Simnica.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Sfishta tha se përmes këtij turneu, i cili do të jetë tradicional, përkujtojmë dhe nderojmë kontributin e madh që e ka dhënë Simnica për sportin, veçmas futbollin.
Në turne po marrin pjesë ekipe nga vende të ndryshme të Kosovës, ndërsa finalja e turneut do të zhvillohet të premten/Llapi.info.