Drejtori i klubit futbollistik F.C Llapi, Nexhat Dumnica sot ka vizituar gjyqtarin Eduard Baliqi pas incidentit i cili ka ndodhur të dielen në Merdarë, ku si pasojë ky i fundit mbeti i lënduar.

Në këtë vizitë, Dumnica i ka uruar shërim sa më të shpejtë gjyqtarit anësorë Baliqi si dhe ka uruar se skena të tilla të mos i përsëriten më askujt në Kosovë, shkruan Llapi.info.

Eduard Baliqi është lënduar të dielën në përballjen Llapi- Feronikeli nga një tifoz, me që rast edhe u ndërpre ndeshja. Llapi në ato momente po humbiste me rezultat 3 me 0./Llapi.info

llapi