Një person është arrestuar pasi ka goditur me një mjet të fortë gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti nga policia është kategorizuar si vrasje në tentativë.
Kjo ngjarje ka ndodhur të enjten rreth orës 14:40 në Drenas.
Viktima tani po pranon trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.