Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, njëherësh biznesmeni i njohur, Gani Dreshaj e ka quajtur të pa peshë dënimin që FIFA ua ka shqiptuar me nga 10 mijë franga, Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.
Dreshaj ka thënë se do të marrë përgjegjësi për gjobat e FIFA-s saherë që këta futbollistë do e bëjnë shqiponjën.
Kujtojmë se ishin Xhaka e Shaqiri ata që bënë krenar Zvicrën dhe gjithë shqiptarët mbarë botën, kur shënuan 2 gola kundër Serbisë duke kaluar kështu në epërsi.
Tek sot, FIFA shqiptoi gjobën me nga 10 mijë franga për të dy kosovarët, kurse 5 mijë franga gjobiti lojtarin Stephan Lichtsteiner, i cili nuk u përmbajt nga emocionet dhe e bëri edhe ai me duar simbolin e shqiponjës.
Më poshtë gjeni komentin e Gani Dreshajt:
Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.
Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.
Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA
Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.