Ndeshja e parë e javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në Merdare, ku Llapi do të jetë nikoqire e Dritës nga Gjilani.
Dy skuadra me synime krejtësisht të kundërta do t’i masin forcat me njëra tjetrën në një takim që pritet të jetë tejet interesant.
Dy takimet e para mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë spektakël pasi të dyja janë mbyllur në barazim dhe me gola të shumtë.
Takimi i parë në Merdare përfundoi me rezultat 3-3 në një ndeshje që të dyja skuadrat kishin epërsi por që i humbën ato, ndërsa ndeshja e dytë në Gjilan kishte përfunduar baraz 2-2.
Në 180 minuta mes këtyre dy skuadrave janë shënuar 10 gola, por spektakli është i garantuar edhe sot në sfidën që pritet të filloi nga ora 14:00.
Llapi me fitore afrohet ndaj liderëve Hajvalisë dhe Feronikelit në dy pikë, ndërsa Drita nëse marrin pikët e plota do t’i shtonte gjasat vetës për të mbijetuar./Gazetaolle