Dymbëdhjetë tifozë janë arrestuar në ndeshjen e mbrëmshme në mes Dritës dhe Prishtinës në kuadër të finales së Superkupës së Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre të mitur.
Lajmi është konfirmuar për Kallxo.com nga Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka.
Sipas tij, ata janë arrestuar për dëmtim të pronës dhe gjuajtjen e fishekzjarrëve.