Kryetari i komisionit  për Legjislacion, Driton Selmanaj pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se ata nuk trajtojnë çështje që kanë përfunduar në gjykatë, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani pati kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, i cili sipas fushëveprimtarisë së tij të ofroj një opinion ligjor në lidhje me mandatin e deputetit Arifi.

“Në si Komision nuk trajtojmë çështjet e përfunduara gjyqësore. Ne si komision vendosëm të i japim një përgjigje kryetares ku i thamë që respekto ligjet dhe vepro në bazë të mandatin që keni. I bëjmë thirrje asajë që adresimet që i bëhen këtij komusioni të mos bëj kërkesa të pabazuara”, tha Selmanaj.

Sipas tij kërkesa e dytë që u trajtua nga Komisioni ishte shqetësimi i z. Behgjet Pacolli për pengimin për ardhjen e tij në Kosovë.

“Kërkesa e dytë për shqetësimin e zotit Pacolli i cili pretendonte se është penguar nga qeveria të ushtroëj mandatin e deputetit.  Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të lejojnë dhe mundësojnë ushtrimin e mandatit të zotit Pacolli përfshirë është institucioneve shëndetësore”, shtoi ai.

Selmanaj ka folur edhe për rastet kur ka votuar deputeti i dënuar me burg, Etem Arifi.

“Se a kanë qenë të ligjshme vendimet e Arifit ne kemi një aktgjykim të zotit Pacolli kur u zgjodh president megjithatë ja njeh mandatin e presidentit, nuk ka dilema të diskutohet në vendimmarrje tjetër”, shtoi ai.