Shefqet Berisha duhet të zgjohet në orët e para të mëngjesit që të kujdeset për drunjët Paulownia, të cilët kishin zënë mbi 8 hektarë të mbjella. Ai ka tre vite që kultivon drurin e Paulownisë, i cili zakonisht rritet në vendet tropikale.

Shefqet Berisha, nga fshati Herticë i Podujevës, ka thënë se Paulownia është një dru i rrallë në Kosovë, i cili ka filluar të mbillet edhe në fshatin e tij.

“Përafërsisht i kemi tetë hektarë të mbjella me këtë lloj druri. Është biznes familjarë dhe ky është një dru i ri në Kosovë që ne kemi shpreh interesim ta kultivojmë. Përafërsisht merremi që tri vite”, tha për RTV Dukagjinin, Shefqet Berisha.

PasDite Mbi 8 hektarë të mbjella me Paulownia në Herticë

Përmes stories së përgaditur, mund tē kuptoni më shumë rreth drunjve aziatik të cilët kanë filluar të kultivohen edhe në Kosovë. Shefqet Berisha ka të mbjella mbi 8 hektar drurë Paulownia, në fshatin Herticë të Podujevës.

Gepostet von RTV Dukagjini am Donnerstag, 4. Juli 2019

Paulownia, është një bimë aziatike, i cili në Kosovë ka filluar vonë të kultivohet. Sipas Berishës, druri i kësaj bime është shumë i përdorshëm në industri të ndryshme sepse ka një kualitet mjaft të mire.

“Kjo punë do shumë përkushtim. Së pari duhet me dashtë punën. Ne rasadin e mbjellim vet, e rrisim dhe bëjmë pastrimin e tokës”, thotë me tej Shefqet Berisha.

Druri i Paulownisë, që të zhvillohet dëshiron një klimë të nxehtë dhe ujë. Ai përafërsisht rritet deri në 10 metra, ndërsa mund të prehet pas 7 viteve.

“Në bazë të përvojës sonë ky dru mund të rritet 8-10 metra. Sigurisht edhe kjo varet nga cilësia e tokës”, tha ndër të tjera Shefqet Berisha.

Sipas Shefqet Berishës, Paulownia njihet gjithashtu edhe si bimë mjaltëdhënëse sepse në vete kur lulëzon ka një numër konsiderueshëm të madh të luleve të cilat posedojnë nektar.