Palestinezi Muhammed al-Mensi nga fillimi i sulmeve izraelite po filmon gjithçka duke munduar të dokumentoj dhunën në Rripin e Gazës, e gjatë fotografimit të trupave të pajetë ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij të vdekur, shkruan Al Jazeera.

Siç raporton Anadolia, Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezë në spital në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e tij, transmeton Telegrafi.

“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njohur dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.

Kujtojmë se që nga 10 maji ka shpërthyer dhuna e paparë në Rripin e Gazës, ku po ndodhin sulmet të njëpasnjëshme nga ana e forcave ajrore izraelite dhe ato të Hamasit.

Deri më tani kanë humbur jetën 139 palestinezë si dhe dhjetëra izraelitë.