Foto ilustrim

Një person i kërkuar është arrestuar dje rreth orës 14:00 në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, njofton Llapi.info.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

“I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Burgut në Dubravë”, bënë të ditur PK.

Përveç që është bërë e ditur se i dyshuari ka qenë i kërkuar, Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur arsyen e vënies së prangave./Llapi.info