Mbrëmë në ora 18: 45 minuta një personi nga fshati Dumnicë i Podujevës i është djegur ushqim i bagëtive vlera e të cili kap shifrën e 10 mijë eurove, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull ka raportuar se persona të pa njohur ia kanë vënë zjarrin ushqimit të bagëtive i cili ishte i vendosur në një shtëpi të pa banuar.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Policia është duke hetuar rastin./Llapi.info