Një person është arrestuar dje në fshatin Dumosh të Podujevës, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

Policia njofton se i arrestuari ka qenë i kërkuar nga policia dhe është arrestuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, dega në Podujevë, transmeton Llapi.info.

I arrestuari është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës./Llapi.info