Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, përmes një reagimi ka thënë se Drejtori i Urbanizmit, Durim Salihu, ka bërë fushat në ditën e zgjedhjeve duke premtuar investime në fshatin Zakut. Sipas tyre, kjo është përpjekje për të blerë votën.

“Perpos kercenimeve dhe perpjekjeve per blerje te votes, zyrtaret e LDK-se po i perdorin automjetet zyrtare te Komunes per te bartur votues”, thuhet në reagim.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

“Gjate gjithe dites se sotme, zyrtare te LDK-se ne zona te ndryshme te Llapit, po perdorin forma te ndryshme te shantazheve me qellim te perfitimit te votave.

Drejtori ne ikje i Urbanizmit, Durim Salihu, ka shkuar sot ne fshatin Zakut per te matur rruge e duke premtuar investime ne kete fshat. Kjo eshte perpjekje e pastert per blerje te votes.

Perpos kercenimeve dhe perpjekjeve per blerje te votes, zyrtaret e LDK-se po i perdorin automjetet zyrtare te Komunes per te bartur votues.

Nje forme tjeter e tendencave te tyre per manipulim, eshte edhe permes mbipopullimit te klaseve me vezhgues. Ne secilen klase jane nga 3 e me shume vezhgues nga LDK.

Ne kerkojme nga organet pergjegjese qe te marrin masa ne parandalimin e veprimeve qe cenojne te drejten e qytetareve per te votuar te lire dhe sipas vullnetit dhe te hetohet cdo perpjekje tjeter per manipulim te votave:, shkruan LVV në facebook.