Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka shkruar edhe njëherë për uljen e çmimit të paraqitjes së provimit për patentë shoferë, nga 20 euro në 10 euro.

Ai ka thënë se me vendimin e sotëm, ka shfuqizuar atë të ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Teksa ka paralajmëruar se së shpejti do të nis edhe E-testimi.

Postimi i tij i plotë:

Jo privatizim, përgjysmim i çmimit dhe së shpejti e – testim

Më datë 25 prill të vitit 2019, Pal Lekaj kishte marrë vendim për dyfishimin e çmimit për paraqitjen e provimit për patentë shofer. Më pak se një muaj pas tij, më datë 21 maj 2019, ai merr në vendim tjetër për fillimin e procedurës për privatizimin e shërbimit të testimit të kandidatëve për shofer. Në emër të investimit në teknologji fshihej arsyeja e vërtetë e rritjes së çmimit e që ishte përgatitja e privatizimit, arsye tjetër absolutisht nuk kishte.

Sot unë kam marrë një vendim, duke e shfuqizuar vendimin e Palit dhe përgjysmuar çmimin e paraqitjes së provimit për patentë shofer.

E testimi pothuajse është gati. Shumë shpejtë fillojmë.