Dy aksidente trafiku janë shënuar sot në rugën Podujevë-Prishtinë.

Një veturë e tipit Volkswagen u përplas me një kamion me targa të Serbisë.

 

Ndërkaq, aksidenti i radhës ndodhi në fshatin Lebane.

Edhe në këtë aksident u përfshinë një veturë e një kamion.

Të dy aksidentet në fjalë kanë shkaktuar kolona të gjata./Indeksonline/