Gjashtë persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku janë lënduar katër persona, ndërsa tjetri në fshatin Sekiraqë, ku mbetën të lënduar dy persona.
“Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë – Podujevë, (në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Trudë janë përfshirë dy automjete , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar 4 persona. Ndërsa në fshatin Sekiraqë janë të përfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar”, ka thënë për Teve1.info, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet.