Alpinisti japonez, Nobukazu Kuriki ka vdekur në tentativë për të pushtuar majën më të lartë Mont Everest, kanë bërë të ditur autoritetet e Nepalit, transmeton Klan Kosova.
Ishte tentativa e tij e tetë në pushtimin e malit më të lartë në botë.
Kuriki është alpinisti i dytë që vdes në Everest në ditët e fundit, pasi një shtetas maqedonas vdiq të dielën.