Nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KQZ-së, AAK-PSD kanë arritur të marrin 96 mijë e 883 vota apo 11, 477% të votave, njofton Llapi.info.
Bazuar nga ky numër i votave, këtij koalicioni në Kuvendin e Kosovës do t’i takojnë 14 ulëse.
Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj, Shkumbin Demalijaj, Albena Reshitaj, Teuta Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Natyra Kuçi, janë kandidatët që i kanë siguruar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.
Nga këta katërmbëdhjetë deputet, Natyra Kuçi është deputetja e vetme që do ta përfaqësoj PSD-në në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve të KQZ-së, dy kandidatët e AAK-së nga Podujeva, Besnik Tahiri dhe Mrika Thaqi s’kanë arritur ta zënë ulësen e Kuvendit. Mrika mori hic më shumë se 1216 vota, kurse Besnik Tahiri 5212 sosh.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve me 26, 159 %, e pasuar nga LDK-ja me 24.458%./Llapi.info