Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim (DSHPMSH) e Komunës së Podujevës, po vazhdon me realizimin e projekteve për ndërtimin e Infrastukturës për qytetarët e saj, thuhet në kumtesën komunale, transmeton Llapi.info.
Në kuadër të projekteve të planifikuara për këtë vit në fshatin Llaushë janë duke u kryer punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në disa lagje.
Dinamikën e punimeve e përcollën nga afër nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, së bashku me Drejtorin e DSHPMSH, Faik Muçiqin.
Gjatësia e këtij projekti është 2.1 km dhe përfshin lagjet “Dushkolli” dhe “Mavriqi” të fshatit Llaushë./Llapi.info