Sylejman Rrahmani dhe Bashkim Bekolli, ishin bërë sebep që rasti i sëmundjes së Lorela Durmishit, të shkojë deri tek imami dhe humanisti i njohur shqiptar, Elvis Naçi, shkruan Llapi.info.
Pas kontakteve të drejtpërdrejta të Rrahmanit dhe Bekollit me imamin Naçi, ky i fundit mori menjëherë iniciativë që t’i sigurojë 70 mijë eurot e nevojshme për dërgimin e vogëlushes nga Podujeva, për në Turqi.
Nuk shkuan as katër orë, që u siguruan paratë e nevojshme nga Fondacioni që udhëhiqet nga Elvis Naçi.
Kjo u bë e ditur në një postim nga vetë Naçi, në rrjetin social “Facebook”.
“Me fillimin e nje dite te re te agjerimit plot shprese, japim lajmin e mire, se leket per Lorelen, motren e vogel nga Kosova jane mbledhur. Tani te lutemi ta nisim sa me shpejt jasht shtetit edhe Lorela te sherohet duke na u kthyer ashtu e bukur sic ishte…
Zoti e sherofte dhe shperblefte cdo bamires, cdo lutes per Lorelen 🤲”, ka shkruar ai.