Dy lojëtarë të K.F. Llapi janë ftuar nga ekipi i Kosovës për të luajtur në tri ndeshjet e radhës në garë për të zënë një vend në “Euro 2024”, shkruan Llapi.info.
Bëhet fjalë për Ilir Krasniqin dhe Muhamet Hysenin.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i klubit llapjan.
Njoftimi i plotë;
𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥
Me kënaqësinë më të madhe njoftojmë tifozët se dy futbollistët tanë, mesfushori 𝗜𝗹𝗶𝗿 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶 dhe sulmuesi 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗲𝘁 𝗛𝘆𝘀𝗲𝗻𝗶 janë ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për tri ndeshjet e radhës kualifikuese për Euro 2024, ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Si për Krasniqin ashtu edhe për Hysenin këto ftesa janë më se të merituara përshkak të paraqitjeve fantastike të tyre në këtë edicion.
Jemi krenar që si klub përveç ambicieve ekipore për të fituar trofe, po i shërbejmë me nder dhe krenari Kombëtares sonë duke i dhuruar asete të çmuara, futbollistë potencial që me cilësitë e tyre mund ta paraqesin Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Klubi ynë iu uron shumë suksese dyshes Krasniqi-Hyseni dhe Kombëtares sonë në tri ndeshjet e radhës kualifikuese.
Forca djema 🤍💙 Forca Kosova 🇽🇰