Mërgimtarët llapjanë po vazhdojnë të investojnë në vendlindjen e tyre, shkruan Llapi.info.
Dy prej tyre, tashmë kanë zgjedhur një projekt madhor. Dy mërgimtarë që jetojnë në Gjermani kanë zgjedhur të ndërtojnë një lagje moderne.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Faton Blakqori. Ai ka thënë se vendi ku pritet të ndërtohet është ë fshatin Shtedim të Podujevës.
“Për ndërtimin e Lagjes në Shtedim ne jemi gati dhe duke pritur vetëm ngjyrën e gjelbërt nga organet përkatëse për kushte ndërtimore”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Blakqori vazhdimisht ka kontribuar në forma të ndryshme për iniciativa të ndryshme në Kosovë./Llapi.info