Tyson Fury ka triumfuar në rimeçin ndaj Deontay Wilder për ta marrë titullin si kampion i botës në peshat e rënda.
Boksieri britanik ka zhvilluar një meç fantastik nga fillimi deri në fundin e këtij dueli.
Fury e rrëzoi dy herë amerikanin, ku hera e parë ishte në minutën e fundit të raundit të tretë. Një goditje e fuqishme me të djathtën nga britaniku bëri që Deontay të binte në tokë, por që u ngrit dhe vazhdoi luftën.
Në raundin pasues, Fury përsëri arriti ta rrëzonte në tok Wilderin, por që gjyqtari e konsideroi si rrëshqitje.
Gjithsesi Gypsy King arriti të fitonte meçin në raundin e shtatë, pasi Wilder nuk arriti më t’i bënte ballë goditjeve të tij.
Ishte ekipi i amerikanit që hodhi peshqirin në tokë dhe britaniku Fury e fitoi meçin me nokaut teknik.
Kjo ishte fitorja e 30-të në karrierë për Tyson Furyn, që mbetet boksieri i vetëm i pamposhtur në peshat e rënda.