Në këtë vit për herë të parë gara e matematikës “Kangaroo” u mbajt edhe në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info
Kjo garë u mbajt në objektin e shkollës fillore “Ibrahim Rugova”.
Në funksion të kësaj, Instituti ATOMI ka përzgjedhur 55 nxënës nga Kosova, ku dy prej tyre janë nga Komuna e Podujevës.
Orges Ajvazi nga shkolla fillore “Shaban Shala” dhe Ilir Kiçmari nga shkolla e mesme “Aleksandër Xhuvani” janë nxënësit nga Podujeva që hynë në mesin e 55 nxënësve që kaluan pragun prej 65 për qind të testit.
Kujtojmë, se në këtë garë 74 nxënës nga shkolla të ndryshme të Podujevës kanë marrë pjesë.
Ndërsa, me rastin e ndarjes së certifikatave të suksesit për këta nxënës do të organizohet një ceremoni solemne, në të cilën do të marrin pjesë të përzgjedhurit së bashku me prindërit e tyre, ministri i arsimit, drejtorë të drejtorive komunale të arsimit dhe personalitete të tjera. Në po këtë ceremoni sipas kësaj gare do të shpallen edhe tre nxënësit më të suksesshëm të garës “Kangaroo 2018” në nivel vendi./Llapi.info