Dukagjini ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Llapi në sfidën e mbetur nga xhiroja e kaluar në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Podujeva e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar shanse të mira shënimi, mirëpo u mungoi konkretizimi i tyre.

Dukagjini filloi të merrte vetën dalëngadalë dhe duke fituar më shumë terren.

Ishte minuta e 43-të e takimit, kur vendasit kishin mundësi përmes Gerhard Prognit, por sulmuesi dështoi nga penalltia, pasi Kenan Haxhihamza e priti atë.

Në 45 minutat e dytë, klinasit filluan të luanin më mirë, gjë që e solli edhe golin e parë të takimit dhe të vetmin, që u realizua në minutën e 48-të nga Ilaz Zylfiu.

Një tjerët penallti ishte për Podujevën në minutën e 90-të, por Ilir Krasniqi nuk ia doli ta mposhte portierin mysafir.

Meritat për këto tri pikë të mëdha shkojnë edhe për portierin Kenan Haxhihamza, që bëri disa pritje vendimtare në fund.

Pas javës së 13-të, Dukagjini është ngjitur në vendin e tetë me 12 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në të shtatin, ndërsa Llapi është në të gjashtin me 13 sosh.