Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar të dielën në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Arrestimi i tyre është bërë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se viktima ka pësuar lëndime, derisa ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërsa, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info