Dy persona janë arrestuar mbrëmë e më pas janë liruar nga Policia, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një tjetër në Podujevë, njofton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa është bërë e ditur se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Rr. “Xhamisë”, Podujevë 31.10.2019-20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole me 5 fishekë të kalibrit 7.62. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info