Në listën e uzurpatorëve aktual të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore të publikuar pak më parë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), figuron emri i dy uzurpatorëve, Ejyp Ajeti dhe Mirsad Berisha. Adresa e aseteve që janë shfrytëzuar nga këta dy gjenden në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas dokumentit që ka publikuar AKP-ja, emri i ndërmarrjes shoqërore “Llapi” është shfrytëzuar nga këta dy të fundit.
Derisa, lokali që është shfrytëzuar nga Ejyp Ajeti pa kontratë ka qenë në rrugën “Ilir Konushevci”, lokali tjetër që është shfrytëzuar poashtu pa kontratë nga Mirsad Berisha ka qenë në rrugën “28 Nëntori”.
Lokali që ka uzurpuar Ejyp Ajeti ka një sipërfaqe 40 m2. Ndërsa, tjetri që është uzurpuar nga Mirsad Berisha, ka një sipërfaqe 54 m2, njofton Llapi.info.
Publikimi i këtyre listave nga AKP-ja ka ardhur pas kërkesës që ka bërë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për publikimin e këtyre listave./Llapi.info
Shiko listën e plotë të uzurpatorëve të publikuar nga AKP-ja: