Gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë, Policia ka raportuar për dy raste të rrahjeve mes personave të ndryshëm dhe një rast tjetër ka qenë dhunë në familje, ndërsa janë shqipëtuar 11 gjoba në komunikacion.
Një nga rastet e rrahjes ka ndodhur në Magjistrale tek udhekryqi Ypsilon, ku janë rrahur 4 persona, të cilët edhe kanë mbetur të lënduar, ndërsa në rastin tjetër të rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore./Llapi.info