Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë taxi. Ata e kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.