Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj shqiptar në Shtime pasi të njëjtit gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Përveç marihuanës iu është gjetur po ashtu edhe një thikë, njofton Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.