Gjatë 24 orëve të fundit dy shtetas të huaj kanë sulmuar dy kosovarë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Ngjarja e parë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30, ku një shtetas i huaj e ka goditur me grushte viktimën mashkull kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, një shtetas tjetër i huaj rreth orës 17:30 ka sulmuar me shkop druri për ta sulmuar kosovarin i cili ishte shitës ambulant në shesh.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.