Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në ora 16:00 në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë, përkatësisht në afërsi të pompës së derivateve “Buki Petrol”. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur një lexues i portalit, duke dërguar edhe foto nga vendi i aksidentit.

Në aksidentin që kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra e tipit “Golf 2” dhe tjetra “Fiat”, dy persona, babë dhe bir, kanë marrë lëndime trupore.

Sipas mjekut kujdestar në Qendrën Emergjentë në Podujevë personat e lënduar janë duke u trajtuar në këtë qendër, ndërsa ende nuk dihet për lëndimet për shkak se, sipas tij, ata janë duke pritur që të bëjnë nga një Rentgen për të parë lëndimet.

Llapi.info mëson se personat e lënduar janë J.Z. dhe G.Z./Llapi.info

12167887_10204221011804909_1723649567_n
12188390_10204221011844910_375966179_n

12192709_10204221011644905_51674766_o

12192756_10204221011604904_2006957819_o