Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info

Llapi.info ka siguruar pamje nga aksidenti i ndodhur mes dy veturave, ku nga përplasja kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:30, policia ka marr informatën për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Besi në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë. Dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident dhe për pasojë dy persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë me lëndime të lehta. Policia ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka shtuar ai./Llapi.info