F.B dhe G.C në gjendje të rëndë psiko-fizike kanë më shumë se pesë vite që bredhin rrugëve të qytetit të Podujevës, pa përkujdesje institucionale. Fondacioni “Llapjanët strehë për të pastrehët”, duke u marrë me këtë çështje po kërkojnë që dy të pastrehëve t’u gjendet zgjidhje për t’u rehabilituar në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë. Por, në klinikë nuk ka shtretër për këta dy pacientë, transmeton Llapi.info.

Edhe pse drejtori i Neuropsikiatrisë i ka thënë Fondacionit që nuk ka shtretër për këta pacientë, ata po kërkojnë që personat në fjalë të rehabilitohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Apelojmë te mediat lokale dhe vendore, por edhe te institucionet përgjegjëse që të bëjnë presion me qëllim që rehabiltimi i personave në fjalë të realizohet sa më parë që të jetë e mundur”, bën thirrje ky Fondacion.

Në komunikatën më poshtë mund të informoheni më shumë rreth gjendjes së tyre:

Pas hulumtumit që i është bërë rastit në lidhje me dy personat F. B. dhe G. C. nga ana e fondacionit LLAPJANËT STREHË PËR TË PA STREHËT rezulton se:

Njëri nga të pa strehët F.B. me urdhërin e gjykatës është ekstraduar nga Policia e Kosovës rajoni Podujevë për në qendrën klinike neuro psihiatrike në Prishtinë. Por kjo e fundit me pretekst se nuk kanë hapsirë të mjaftueshme nuk e ka pranua rastin në trajtim. Kështu i ka raportuar në takimin e sotëm anëtarit të fondacionit S.H. shefja e policisë V.B.

Në dy takimet që ne kemi pasur me drejtorin e qendrës neuro psihiatrike në Prishtinë ky i fundit është zotuar se tashmë është i njoftuar për rastin dhe vetëm po pret pranimin e tyre.

Jami thellësishtë i indinjuar që pas shumë presioneve është arritur deri te ekstradimi i njërit nga të pa strhët, por ai nuk është pranuar me pretekst se në klinikë nuk ka shtretër!

Pra F.B dhe G.C po vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve të qytetit të Podujevës, pengesë dhe shqetësim për qytetarët por edhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Apelojmë te mediat lokale dhe vendore, por edhe te institucionet përgjegjëse që të bëjnë presion me qëllim që rehabiltimi i personave në fjalë të realizohet sa më parë që të jetë e mundur.

Në takimin tonë të parë me drejtorin e neuropsiatrisë ne kemi ofruar për qendrën pagesën e nevojshme për rehabilitimin e personave në fjalë. Por drjtori i qendës ka refuzuar, duke thënë se ata financohen nga buxheti i shtetit. Në takimin e dytë ai ka deklaruar se janë të gatshëm të pranojnë rasin. Ndërsa në faktë rastin nuk është pranuar, ngase F.B. është dërguar fillimishtë në spital QKUK ku ” ku nuk paska shtretër”.

Sot pritet të ndërmerret një tjetër hap konkret në lidhje me rastin. Kështu i ka deklaruar anëtarit të fondacionit personi zyrtarë sot më Polici.

Përndryshe dy të pa strehët F.B dhe G.C qe më shumë se 5 vite bredhin rrugëve të qytetit të Podujevës në një gjndje të rëndë psiko fizike dhe pa asnjë përkujdesje institucionale. Ata kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin shqetësim dhe pengesë për qytetarët e qytetit të Podujevës. Andaj Apelojmë që urgjentishtë të mediatizohet rasti dhe personat në fjalë të trajtohen sipas ligjit!