Dy të rinj nga Podujeva kanë vendosur t’i bëjnë konkurrencë rrjeteve më të mëdha sociale. Krejt kjo nëse atyre u shkon siç e kanë paramenduar.

Për këtë arsye, ata planin që kishin edhe kanë filluar ta zbatojnë në praktikë.

Endrit Rudari e Egzon Llapashtica janë duke krijuar faqen NotifiedPeople.com (NjoftoNjerz.com).

Në një deklarim për lajmi.net, Endriti thotë se rrjeti social shqiptar do krijohet shumë shpejt dhe do të ketë shumë gjëra më ndryshe sesa rrjetet aktuale.

Ai tregon se rrjeti social që do të falë, do të ketë shumë befasi dhe shpreson se pas përdorimit masiv nga shqiptarët, ai do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në botë dhe do njihet si i krijuar nga shqiptarët.

“Ky rrjet është një lloj Facebook-u, por me shumë gjëra të ndryshme”, thotë Endriti, i cili është vetëm 17 vjeç.

Ai thotë se ky rrjet do të ketë edhe Instagramin e krijuar prej tyre dhe shumë shpejt dhe çdo person që hyn në sajt, direkt nga IP-ja do të mund t’i vendoset edhe gjuha e shtetit të tij.

Ai megjithatë nuk jep ndonjë datë se kur ky rrjet do të publikohet, por sqaron se kjo do të ndodhë shumë shpejt.