Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën për një aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, respektivisht në fshatin Lugagji të Komunës së Lipjanit.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.
Sipas tij, nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona ndërsa një është e lënduar rëndë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë: një autobus dhe tri vetura, shkruan Indeksonline.
Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe ka nisur një hetim të detajuar lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri tek ky aksident tragjik.
“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik ne veçanti drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshëm sepse siguria e tyre dhe te tjerëve varet ne mase te madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave ne trafik nga vet drejtuesit e automjeteve. Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa te vazhdueshme ligjore duke përfshirë edhe masat ndëshkuese me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve ne veçanti këtyre me fatalitet ku po shkaktohen humbje te jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës