Foto ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 05:35 minuta ,në rrugën Ferizaj-Shtime,në dalje të fshatit Koshare, kanë humbur jetën dy persona, transmeton Klan Kosova.

Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B. m/sh/k , 40 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge , me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishin ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.