Një person në Prishtinë është sulmuar me mjete të forta nga dy vëllezërit e tij.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin dëmtuar edhe veturën e ankuesit.

Ndërkaq, të dyshuarit gjenden në arrati.

“Ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte sulmuar me mjete të forta (thikë dhe çekan) nga dy vëllezër meshkuj kosovarë. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin dëmtuar edhe veturën e ankuesit. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.