Amra Bytyqi, dy vjeçare nga komuna e Lipjanit ka nevojë për ndihmën tuaj. Ajo tash e disa kohë është diagnostikuar me Leukemi Akute.
Amra e vogël para një kohe e ka bërë transplantin e palcës kurrizore, por ka qenë një virus ai i cili ia ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore.
Tash, 2 vjeçarja duhet sërish t’iu nënshtrohet intervenimeve mjekësore. Mjekimi i saj nuk mund të bëhet në Kosovë, andaj familja Bytyqi po e kërkon ndihmën e njerëzve vullnetmirë që t’iu dalin në ndihmë.
Të gjithë ju që dëshironi që ta ndihmoni Amra Bytyqin në fotografinë e mëposhtme i keni detajet dhe numrin e kontaktit të familjes.
T’ia kthejmë shpresën për jetë kësaj vogëlusheje.