Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në Podujevë kanë ndodhur dy vjedhje dhe dy kanosje.

Sipas policisë, një vjedhje e rëndë ka ndodhur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht përballë Albi Center, ku në një lokal janë vjedhur pjesë të veturave.

Po ashtu, një vjedhje tjetër ka ndodhur në rrugën “Brigadat”, me ç’rast është vjedhur një telefon.

Lidhur me këto dy raste policia nuk ka dhënë informata tjera.

Gjithashtu, në raportin e policisë për 24 orët e fundit raportohet edhe për dy kanosje, njëra në fshatin Letanc të Podujevës, ku një femër e ka goditur viktimën me guri në kokë, dhe si pasojë viktima ka marrë lëndime trupore.

Një kanosje tjeter, sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku i dyshuari mashkull e ka kërcenuar viktimën femër përmes telefonit.

Policia nuk ka treguar arsyet e kanosjes për këto dy raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 41 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info