Dy vjedhje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton policia e rajonit të Podujevës.

Sipas policisë, në rrugën “Zahir Pajaziti” kanë ndodhur dy raste të vjedhjes. Në njërin rast është vjedhur një makinë për prerjen e barit, ndërsa, në rastin tjetër është vjedhur një telefon.

Në 24 orët e fundit në rajonin e Podujevës është raportuar edhe për një ngacimim në rrugën “Ilir Konushefci”, me ç’rast i dyshuari ka ngacmuar viktimën përmes letrave të shkruara.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 12 gjoba për kundërvajtje./Llapi.info