Sot mbushen dy vjet që nga vdekja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Presidenti legjendar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kishte vdekur pas një sulmi në zemër. Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, sot nga ora 09:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit në Prishtinë, ndërsa në ora 13:00 publikohet buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilën do ta shpalosin kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Nën udhëheqjen e Fadil Vokrrit, FFK-ja u pranua në UEFA dhe FIFA.

“Sot me nderim dhe pietet të kujtojmë ty presidenti ynë̈ emblematik, bashkëpunëtori e miku ynë̈ i madh, Fadil Vokrri. Pa dyshim e kam të vështirë t’i shkruaj këta rreshta për ty sepse e di që rrugës më tradhtojnë̈ emocionet, ashtu siç̧ në gjysmë na u ndanë̈ rrugët për të na mbetur vetëm kujtime të paharrueshme. Mëngjesi i 9 qershorit 2018 ishte tronditës për të gjithë ne. Kosova mbeti pa Ty Legjendë, që tërë jetën ia kushtove futbollit dhe punove pareshtur për zhvillimin dhe progresin e tij. Sapo kishte kaluar ora 9:00 e atij mëngjesi të kobshëm kur zemra të tradhtojë. Të mori pikërisht numri që të simbolizonte”, ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi. “Ike nga kjo botë për të jetuar në përjetësi si legjendë. Kontributi yt tashmë është i shkruar me shkronja të arta në histori”.