Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar, të cilët dyshohen se kanë kryer ‘’Vjedhje të rëndë’’ që ka ndodhur me datën 31.08.2024 rreth orës 12:00 në një lokal afarist në Ferizaj.

Deri më tani të dyshuarit e kësaj ngjarje nuk janë identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Të bashkangjitur keni dy foto që janë siguruar nga kamerat e sigurisë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.