Z. S. e naiconalitetit rom dyshohet se është dhunuar të enjtën në mes orës 15:00 – 16:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Viktima femër të shtunën (20.02.2016 ) në mbrëmje në ora 20:15 ka raportuar në Stacionin Policor në Podujevë se me datën 18.02.2016 është dhunuar nga një person, identiteti i të cilit nuk dihet nga viktima e as nga policia.
Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur Zëdhënsja e Stacionit Policor në Podujevë, Antigona Çitaku- Dibrani.
Sipas Çitakut- Dibranit, viktima e cila e ka paraqitur rastin në polici, ka thënë se është futur pa dëshirën e saj në një veturë, në të cilën edhe është kryer akti seksual. Lidhur me këtë rast, nuk janë dhënë detaje tjera, pasi policia e ka vlerësuar si një rast të ndjeshëm.
Zëdhënsja, Antigona Çitaku- Dibrani tha për Llapi.info se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar./Llapi.info