Në fshatin Sfeqël të Podujevës dyshohet se janë gjetur zbulime arkeologjike.

Bajram Tërholli, banor i fshatit Sfeqël, pretendon se duke punuar në arën e tij ka gjetur zbulime arkeologjike.

“Kam qenë në arë duke gërryer dhe, dhe kam hasur në këtë gropë me këto mbetje, nga i cili vinte ujë.
Dyshohet se kjo gjetje arkeologjike vazhdon edhe më tutje”, ka thënë Tërholli.

Sipas tij, të parët e Sfeqlës kanë treguar se ka qenë një mulli ose furrë e bukës.

I pyetur nëse ka kontaktuar dikë nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, për ta vizituar këtë gropë dhe për t’i vëtetuar këto mbetje se cilës kohë i takojnë, ai ka thënë jo./Llapi.info

11195335_805519746206574_1989524752_n
11195556_805520162873199_1284730510_n
11216309_805519776206571_1966549092_n